Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku persona ende të panjohur dyshohet se kanë vjedhur gjësende nga një veturë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, në rrugën “Avni Koshtova”, afër Kuvendit Komunal.
Ankuesi V.P. ka deklaruar se rreth orës 20:30 e kishte parkuar veturën VW në parking, ndërsa rreth orës 23:00, kur ishte kthyer për ta marrë, kishte vërejtur se dritarja e pasme e djathtë ishte e hapur.
Burimet bëjnë të ditur se nga vetura dyshohet se janë vjedhur kasetofoni, një xhaketë dhe një powerbank.
Sipas deklarimit të ankuesit, dëmi i shkaktuar kap vlerën rreth 100 euro.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet për identifikimin e personave të dyshuar janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!