image "Ia pafshi qykën e hajrit ngritjes së çmimit të rrymës", AAK lëshon sallën e Kuvendit

Politikë

“Ia pafshi qykën e hajrit ngritjes së çmimit të rrymës”, AAK lëshon sallën e Kuvendit

news image

Pasi edhe sot dështoi votimi i rezolutës që ishte propozuar kundër rritjes së çmimit të rrymës sipas propozimit të ZRRE-së, PDK dhe AAK kanë lëshuar sallën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo parti e lëshon sallën e Kuvendit pasi Qeveria po ikë nga përgjegjësia, raporton Sinjali.

“Mos ikni prej përgjegjësisë. Nuk është e lehtë kjo situatë. Ju e keni gjetë një zgjidhje të lehtë, që bjen mbi supet e qytetarëve. Edhe ne si grup parlamentar sot do ta lëshojmë sallën, nëse mundeni me vazhdu, e i keni numrat, vazhdoni. Po thërras që të ulemi, të bëhet një konsensus, në të kundërtën ia pafshi qykën e hajrit ngritjes së çmimit të energjisë ju si qeveri”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/