Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot me urdhërin “Heroi i Kosovës” Jetullah Gashin por ne postimin e tij në facebook nuk e ka sqaruar se ky çmim po i jepet dëshmorit “Post Mortum” për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë.
Ai ka publikuar në rrjetin e tij social fotografinë me luftëtarin Shpëtim N. Agusholli, gjë që ka shkaktuar konfuzion në publik duke nxitur komente të ndryshme për huqje të fotos.
Qytetarët e kanë komentuar në këtë lajm në rrjetin social në facebook për shkak të mungesës së sqarimit të duhur nga Presidenca.
Asmir Bajram Blaka ka thënë se “Ky luftetar e ka emrin Shpetim N Agusholli o president ky luftetar nuk ka nevoj per dekorata tua sepse kto populli e dekoron se ky i ka veprat e mira sa qe kurr qytetart nuk ja harojn Rrespekt per luftetarin e liris Shpetim Agushollin heroin e gjall”
Ndërkohë një tjetër komentues në facebook me emrin Hysni Fejza ka shkruar se presidenti “Nuk e ka ngatrru, por ky e ka pranu dekoraten per Jetullah Gashin, (i ndjer) ky e ka pranu ne emer te tij, si bashkeluftetar i tij!
Sepse te gjallet nuk dekorohen me urdherin “Hero”!”
Më poshtë është profili i luftëtarit Shpëtim N. Agusholli. /Sinjali/