Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i kishte dhënë ryshfet ekzaminerit, me qëllim që ta kalojë testin teorik për patentë shofer, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se shuma që i dyshuari ia ka dhënë ekzaminerit është 20 euro.
Rastin në polici e ka raportuar vetë ekzamineri.
I dyshuari mësohet se është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, dje rreth orës 15:10, për t’u liruar pastaj në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/