image I vrari te “Bon Vivant” shoqërohej nga i kërkuari prej FBI-së

Drejtësi

I vrari te “Bon Vivant” shoqërohej nga i kërkuari prej FBI-së

news image

Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”.

Ramadani mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.

Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për përfshirjen në përleshjen në “Bon Vivant”.

Përpos nga Policia e Kosovës ai tash e sa vite është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.

Ramadani dhe Nikollajn edhe më herët i kishin bashkuar tavolinat e ndejave të ndryshme.

/GazetaSinjali/