image “I vetmi Shpend Ahmeti më ka përkrahë”, për çka e ka fjalën Kadri Veseli?

Politikë

“I vetmi Shpend Ahmeti më ka përkrahë”, për çka e ka fjalën Kadri Veseli?

news image

Mandatari për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, tha se në një takim ku të pranishëm ishin ndërkombëtarët, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Shpend Ahmeti etj, e ka përkrahur vetëm ky i fundit.

“20 vjet mos me na lënë t’i ndërtojmë shtëpitë në Veri, i kam thënë kryetarit të Mitrovicës Veriore kam me ti pru bagerat në Veri. Po e them publikisht për herë të parë, vetëm Shpend Ahmeti më ka përkrahë”, tha Veseli në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

“Vetëm Shpend Ahmeti për ndërtimin e shtëpive në Veri më ka përkrahë, askush tjetër asnjë fjalë se ka thënë”, tha Veseli./Gazeta Sinjali/