Dy burra, të cilët janë filmuar duke ia vjedhur paratë një djali të verbër që luante kitarë në rrugë, janë vënë në pranga.
Incidenti ka ndodhur në Uellsin e Veriut ndërsa Chris Chadwick-Parnell po i binte kitarës.Videoja, e filmuar nga një kalimtar i rastit, është postuar në rrjet ku është parë nga më shumë se 10,000 herë.
Në pamjet tronditëse, dy burrat duken teksa i vinë vërdallë djalit të verbër derisa më në fund e bëjnë lëvizjen e tyre dhe i marrin monedhat që kishte në mbajtësen e kitarës.
Ndërkohë gjatë gjyqit, gjyqtari që kishte çështjen ishte shprehur: Ja sa poshtë ju kanë ulur lëndët narkotike.
51-vjeçari Williams, e mohoi të kishte vjedhur dhe u shpall fajtor me 30 muaj burgim. Ndërsa, Fothergill e pranoi vjedhjen dhe u dënua me 26 muaj burg.
Duke folur për rastin, Chadwick-Parnell tha se nuk ndihej më i sigurt pas asaj që i ndodhi.
Incidenti i ka shkaktuar edhe probleme financiare pasi duke kënduar në rrugë ai bënte pothuajse 70 paund në ditë. /Sinjali/