image I vdiq babai, Gucati dërgon letër nga burgu: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë

Sociale

I vdiq babai, Gucati dërgon letër nga burgu: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë

news image

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili së fundmi u dënua me katër vite e gjysmë burgim, nuk iu është dhënë mundësia që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Avdullah Gucati, i cili u nda nga jeta të premten.

I biri, Hysniu, ka shprehur dhimbjen dhe mërzinë për të atin, përmes një letre të cilën ua ka dërguar familjarëve të tij.

Letrën e dërguar nga ai, e ka publikuar i biri i tij, Musliu.

Në mes rreshtave emocionues, Hysniu ka shkruar se babain e kishte “shok lufte, shok shpirti e shok lirie”.

Ai madje tha se plumbi që i mbet në trup nga lufta, nuk i la dhimbje sa lajmi për vdekjen e babait.

Postimi i Musli Hysni Gucatit në Facebook:

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

29.05.2022.

/GazetaSinjali/