image I vdes i ati Gjergj Xhuvani, vetë në burg

Rajon

I vdes i ati Gjergj Xhuvani, vetë në burg

news image

Regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani ditën e sotme u nda nga jeta në një klinikë në Itali për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Për gjendjen e të atit ishte në dijeni edhe i biri, Konstandini, i cili është i dënuar për vrasje të katërfishtë dhe ndodhet në burgun e Fushë-Krujës.

Ditë më parë, Konstandini i dërgoi një letër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, ku edhe i kërkonte që të mos e largonte nga burgu i Fushë-Krujës.

Kjo pasi ishte vendosur transferimi i tyre në burgun e Peqinit ose në atë të Korçës, gjë që ka revoltuar të dënuarit.

Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”.

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në një lokal nate: Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

Mbetet për t’u parë nëse Xhuvani do të mund të marrë leje që të dalë nga burgu ditën e varrimit të të atit./Sinjali/


Të tjera: