image ‘I thashë kështu si ti’, Qoppa tregon historinë epike si e bëri për vete gruan e tij

Bota e Yjeve

‘I thashë kështu si ti’, Qoppa tregon historinë epike si e bëri për vete gruan e tij

news image

MC Qoppa dhe bashkëshortja e tij Blerina, janë prej një dekade bashkë.

Por, paraqitjen e parë të përbashkët televizive, ata e patën tek tash, në emisionin “A po m’njeh zemër” në Klan Kosova.

Çifti u bënë pjesë e garës, ku mes tjerash, zbuluan historinë e tyre të dashurisë që ka nisur në një intervistë!

Ai është intervistuar nga Blerina e cila mes tjerash, e ka pyetur se si e do femrën e ëndrrave.

“I thashë, kështu si ti. Kështu më pëlqen me qenë, për me çu jetën bashkë. Duke dalë erdh me u përshëndetë, u vërejke që po i pëlqej dhe më tha falemnderit që ishe. Unë u ktheva edhe një herë edhe i thashë mendoje çka të thashë, më tha jo se jam e re. I thashë: ‘E re je me vdekë’. Unë mendoj që ka qenë dhuratë e Zotit, në kohën e duhur” – është shprehur reperi.

/GazetaSinjali/