Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 44-vjeçari me iniciale A.A., është gjetur i mbytur në afërsi të “Repartit 57”, aty ku ishte duke peshkuar.
Në momentin kur është gjetur pa jetë ai mbante veshur edhe rroba polumbari.
Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.