Një 37-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore gjermane, është arrestuar nga Policia rumune në komunën Buturugeni, në qarkun Giurgiu.
Sipas autoriteteve rumune, arrestimi është realizuar më 8 korrik, pas një kërkese të ardhur nga Inspektorati i Policisë së Qarkut Braila.
Oficerët e Shërbimit të Hetimit Penal në Giurgiu, në bashkëpunim me policinë rurale të stacionit nr. 6 në Mihailesti, kanë zhvilluar një operacion për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim. Gjatë këtij operacioni, ata kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë 37-vjeçarin nga Kosova.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest evropian nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me grabitje dhe vjedhje.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit të Policisë së Bukureshtit, me mbështetjen e forcave speciale të Shërbimit të Operacioneve Speciale të Giurgiut.
Autoritetet pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!