image Pas vdekjes së djalit, fajdexhinjët i shkojnë në shtëpi, prindi i denoncon në Polici

Siguri

Pas vdekjes së djalit, fajdexhinjët i shkojnë në shtëpi, prindi i denoncon në Polici

news image

Një person në Pejë ka raportuar se 3 persona kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë kërkuar 30 mijë euro me interes 4 për qind, pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit.

Ata i kanë thënë që nëse nuk i siguron paratë brenda një jave, atëherë paratë do t’i marrin nga djali i vogël.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shkuar në shtëpinë e tij  dhe i njëjti i ka pranuar brenda. Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 euro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/