Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua mesditën e kësaj të hëne në afërsi të Casa Italia në Tiranë.
Një foto e siguruar nga Top Channel, shihet momenti i arrestimit të kreut të PL-së, automjeti i të cilit është rrethuar nga agjentët e BKH-së.
Meta u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga SPAK për akuzën zyrtare të ngritur ndaj Metës. Për arrestimin e tij kanë reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Tedi Blushi. Ky i fundit e quajti arrestimin e Metës si akt kriminal.