Një 17 vjeçar nga Florida, vdiq pasi shpëtoi një nënë dhe djalin e saj nga mbytja në oqean.
Sipas raportimeve, një nënë 25 vjeçare dhe djali i saj nëntëvjeçar, po notonin në Virgina Key Beach, të hënën, kur një rrymë e fortë i largoi ata nga bregu.
Ky ishte momenti kur 17-vjeçari u hodh në ujë për t’i ndihmuar.
Dëshmitarët thanë se i riu shpëtoi së parin djalin, duke shtyrë atë drejt bregut para se të kthehej mbrapa për ta shpëtuar edhe nënën e djalit.
Por, Cristian, u fut në telashe me rrymën e fortë. Kalimtarët në plazh u hodhën në ujë për t’a tërhequr atë.
Ai u dërgua në spital në gjendje kritike, ku më pas ra në komë që nga e hëna. Ai vdiq të mërkurën në mëngjes, konfirmoi spitali./Gazeta Sinjali/