Kanë dalë pamjet e të riut që sulmoi dy vajza sot në mes të rrugës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën e Bogdanëve.
Në pamjet e publikuara nga Opinion.al shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht.
Ato mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rastit duke përzënë agresorin.
Lidhur me rastin ka pasur një denoncim në polici. Ende nuk dihet nëse policia e ka ndaluar autorin pasi ai është i njohur dhe ka pasur edhe 8 denoncime të kësaj natyre më parë.