image I riu që u ther me thikë në Prizren në rrezik për jetën, Policia ende s'e ka kapur të dyshuarin

Siguri

I riu që u ther me thikë në Prizren në rrezik për jetën, Policia ende s’e ka kapur të dyshuarin

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një përleshje në lagjen Kurrill të Prizren, ku një person u ther me thikë dhe për pasojë mori lëndime të rënda trupore. I njëjti u dërgua në spital në gjendje serioze, teksa i dyshuari është shpallur në kërkim nga Policia.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije viktima ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka humbur shumë gjak. Ai i është nënshtruar intervenimit kirurgjik për shkak të plagëve që ka pësuar nga goditja me thikë në qafë.

Në anën tjetër, Policia tashmë ka identifikuar personin e dyshuar, i cili ende nuk është kapur pasi ndodhet në arrati. Siç thonë të njëjtat burime, viktima dhe i dyshuari janë nga familja Vasija, por ende s’dihet motivi dhe lidhja e tyre e saktë familjare.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30, Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”, tha Bytyqi.

/GazetaSinjali/