Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa akoma nuk dihen detajet e incidentit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali raportoi pak më parë se personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur me nofkën ‘Canki’.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, ‘Canki’ u plagos dy herë, në këmbë dhe në kofshë dhe gjendja e tij është stabile – jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku janë sekuestruar dy gëzhoja dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.