image I riu që humbi jetën dhe i plagosuri në Gramsh janë kushërinj, konflikti nisi në rrjete sociale

Shqipëri

I riu që humbi jetën dhe i plagosuri në Gramsh janë kushërinj, konflikti nisi në rrjete sociale

news image

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Një sherr mes adoleshentëve, përfundoi me vrasjes me Fatjon Bicit dhe plagosjen e Marko Liçit të dy 15-vjeçar, kushërinj me njëri – tjetrin.

Abc News raporton se konflikti kishte nisur dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale.

Konflikti i cili nuk ishte mbyllur dhe sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

I plagosuri është dërguar në spital nga prindërit pasi e kanë parë me plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në krahun tjetër policia ka shoqëruar 4 adoleshentët e tjerë të përshirë në ngjarje, mes tyre edhe autori.

/GazetaSinjali/