image I riu nga Vushtrria vdes tragjikisht në vendin e tij të punës në Gjermani

Siguri

I riu nga Vushtrria vdes tragjikisht në vendin e tij të punës në Gjermani

news image

Ardian Latifi nga Vushtrria ka vdekur tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e Ardianit e ka bërë të ditur motra e tij, e cila edhe ka postuar këtë fotografi krah vëllaut të saj.

I ndjeri ishte rreth moshës 30 vjeçare, vinte nga Vushtria, ndërkaq jetonte dhe punonte në Gjermani.

Postimi i plotë:

Me dhimbje te thelle e me lot ne sy, ju informoj se tragjikisht humbi jetën me i dashuri jonë, vllau im Ardian Latifi… Do mbetesh gjithmonë ne memoriet tona .

Qenka shum e veshtire te shkruaj per ty 💔

Prehu ne paqe engjull 🕊️

Me zemer te thyer

Familja Latifi!!

/GazetaSinjali/