Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në një debat televiziv kishte thënë “Nga koha e Ethem Çekut, kur kanë hyrë partizanët e dytë”, shprehje kjo që është pranuar si fryerje nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë.
Për këtë ata kanë dalë edhe në protestë ku kanë thënë se nuk është hera e parë që kryetari i kësaj komune, Muhaxheri ka etiketuar ushtarët e lirisë.
Me parulla në duar ata kanë protestuar para objektit të komunës për ta kundërshtuar gjuhën e Muhaxherit. /Gazeta Sinjali/