Fermeri Tafë Çeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Adriana Matoshi, pas përplasjeve publike lidhur me zhvillimet rreth fabrikës së qumështit në Istog.
Çeku ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga Matoshi ndaj disa personave që kanë shprehur mbështetje për fabrikën, duke iu përgjigjur me akuza dhe duke publikuar një dokument që, sipas tij, lidhet me një rast të raportuar më herët nga Policia e Kosovës.
Në reagimin e tij, Çeku ka pretenduar se dokumenti lidhet me vajzën e Matoshit dhe një rast me substanca narkotike, ndërsa ka bërë deklarata të ashpra ndaj deputetes.
Deri tani, nuk ka pasur një reagim të ri nga Adriana Matoshi lidhur me pretendimet e bëra nga Çeku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!