Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se e kanë rrëmbyer një burrë, më 5 janar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht e kanë mashtruar viktimën përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi.
Të njëjtin më pas e kanë rrëmbyer dhe kanë kërkuar 1000 euro për lirin e tij.
“Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, njofton Policia.