Një gazetar meksikan, i cili shkruajti për krimin në Meksikë, u gjet i vdekur të mërkurën, raportojnë mediat lokale.
Trupi i Julio Valdivia, 44 vjeç, i cili merrej me rastet e krimit dhe dhunën, u gjet në komunën Tezonapa, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i shtetit, Veracruz.
“Valdivia u gjet afër shinave të trenit, iu pre koka dhe u torturua”, tha një anëtar i stafit të gazetës, i cili nuk dëshironte të identifikohej.
El Universal dhe disa media të tjera lokale raportuan se Valdivia iu pre koka, vdekja e katërt e gazetarit në Meksikë këtë vit.
Në vitin 2019, rreth gjysma e të gjitha vrasjeve të gazetarëve në të gjithë botën, ndodhin në Meksikë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
“Ne dënojmë vrasjen e Julio Valdivia”, shkruajti qeveria e Veracruz në llogarinë e saj në Twitter. /Gazeta Sinjali/