image I përhumbur duke luajtur shah, Vuçiq publikon fotografi nga Brukseli

Politikë

I përhumbur duke luajtur shah, Vuçiq publikon fotografi nga Brukseli

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram teksa negociatat janë duke vazhduar në Bruksel.

“Derisa presim përfundimin e dypalëshit Prishtinë-Bruksel”, ka shkruar Vuçiq në përshkrimin e fotografisë në të cilën shihet duke luajtur shah.

Kujtojmë se Vuçiq, ka thënë dje gjatë një paraqitje të ftuar në TV PRVA se nëse sot nuk arrihet një marrëveshje, mund të lindë “ferri në fushë”.

/GazetaSinjali/