image I paralizuari arrin të lëvizë falë pajisjes që lexon mendjen

Video/ I paralizuari arrin të lëvizë falë pajisjes që lexon mendjen

news image

Një djalë i paralizuar më në fund ka arritur të ngritet në këmbë dhe të ecë e lëviz sërish duart. E gjitha u arrit falë një kostumi robotik që kontrollohet nga mendja e tij.

30-vjeçari i identifikuar vetëm si Thibault, ishte paralizuar nga qafa e deri te këmbët kur në vitin 2015 u rrëzua nga kulmi i një klubi të natës, që ishte hiq më pak se 15 metra mbi tokë.

Megjithatë ai ka arritur sërish të lëviz që kur ishte lënduar dhe kjo u realizua falë kostumit të veçantë, që ia veshën dhe e ndihmoi atë të qëndrojë në këmbë dhe gjitha lëvizjet t’i kontrollojë përmes procesorëve që lexojnë mendjen apo më saktësisht thënë sinjalet e trurit.

Videoja e publikuar më poshtë që është filmuar nga mjekët, shfaq të riun duke lëvizur duke pranuar se është ndjerë si “njeriu i parë që ka shkelur në Hënë”.

Kostumi kontrollohet nga sinjalet e trurit, që dërgohen në procesorët e vendosur pikërisht në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet e trupit.

Kjo e arritur është botuar edhe në revistën shëndetësore “The Lancet Neurology”, të cilin hulumtuesit e kanë cilësuar si “diçka shumë të avancuar”.

E pasi që “quadriplegia” deri më sot nuk ka pasur shërim, të prekurit detyrohet që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në karrocë. /Telegrafi/