Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur para rreth 2 orësh dhe trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.
Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.