image I paraburgosuri ikë nga dritarja e stacionit të Policisë

Siguri

I paraburgosuri ikë nga dritarja e stacionit të Policisë

news image

Një i dyshuar i cili ishte në paraburgim ka arritur të arratisej nga stacioni i Policisë në Graçanicë, dje pas orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari derisa ka qenë në paraburgim prej 48 orësh, është dërguar në stacion të Policisë pasi që nuk kishte kushte që të mbahej në Gjykatë.

Sipas këtyre burimeve ai ka arritur të ikë nga dritarja e stacionit, mirëpo është kapur  jashtë oborrit të stacionit.

I njëjti ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në Qendrën e Ndalimit të Hajvali.

/GazetaSinjali