Kampioni në fuqi i Botës, Tyson Fury do të dalë sonte në ring në tentim për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Britaniku Fury do ta ketë përballë britanikun tjetër, Dillian Whyte, në një duel emocionues që do të zhvillohet në stadiumin mitik, Wembley.
Dyshja do të duelojnë për kategorinë e peshave të rënda ‘WBC’, në një pjesëmarrje rekorde prej 94 mijë tifozëve në Wembley.
Fury ka një rekord të çmendur i cili nuk është mposhtur kurrë në karrierën e tij.
33-vjeçari ka një rekord të çmendur prej 31 fitoreve e një barazim në 32 meçe të zhvilluara gjithsej në karrierë, 22 prej të cilave kanë ardhur me nokaut.
Ndërkohë britaniku tjetër dhe rivali i tij i sotëm, Dillian Whyte ka 30 meçe të zhvilluara në karrierë, 28 i ka fituar dhe i ka humbur 2. Nga 28 fitoret, 19 i ka arritur me nokaut.
Meçi pritet të fillojë nga ora 23:00 teksa do të ketë disa meçe të tjera që do të zhvillohen gjithashtu në Wembley më herët, në kategorinë e peshave më të vogla.
Ndeshja do të transmetohet në televizionin publik, RTK.