image Ngrihet aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë ku vdiq punëtori në vendin e punës

Kosovë

Siguri/ Ngrihet aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë ku vdiq punëtori në vendin e punës

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.P., S.Q. dhe M.L., për shkak të veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, R.P., si pronar i frimës ‘’Rehatia’’, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Madje nuk ka pasur kontratë pune me punëtorin B.E., tashmë i ndjerë.

Punëtori B.E., me 21 gusht 2019, ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës duke punuar në një ndërtesë, ku ka pasur një kontakt me telat e energjisë elektrike.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës janë definuar edhe dënimet për të gjitha shkeljet të cilat rezultojnë me lëndime apo vdekje në vendin e punës. Sipas nenit 367 të këtij Kodi, kushdo që dëmton ose heq pajisjet mbrojtëse duke rrezikuar jetën e punëtorëve dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet, ndërsa nëse pajisjet mbrojtëse nuk janë vendosur fare ose nuk janë mirëmbajtur, personat përgjegjës dënohen prej 6 muaj deri në 5 vjet burgim./ Gazeta Sinjali/