image I ngritet aktakuza gjakovarit i cili kishte rrahur gruan me rrip 

Drejtësi

I ngritet aktakuza gjakovarit i cili kishte rrahur gruan me rrip 

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Ardison Jakupaj  për shkak të veprave penale lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi, dhe kanosja.

Gazeta Sinjali kishte raportuar në vazhdimësi për rastin në fjalë ku 38-vjeçari  i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij 22-vjeçare.

Prokuroria njofton se derisa Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria njofton se nga  17 deri më 21 gusht 2022, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Ardison Jakupaj në mënyrë të vazhdueshme e sulmon fizikisht të dëmtuarën, bashkëshorten së tij S.J.

Sipas Prokurorisë për gjatë katër ditëve i njëjti me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës bashkëshortes së tij. Ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete fillon që ta sulmon të dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit. Po ashtu, ditëve në vijim i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu sipas Prokurorisë në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos me fjalë dhe me armë të dëmtuarën bashkëshorten e tij S.J.

Ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë “Ka me t ‘vra”, me ç ‘rast me veprimet e tij i pandehuri tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj.

Prokuroria njofton më tej se arma me të cilën është kanosur e dëmtuara është sekuestruar.

Prokurorët e rastit i kanë propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri Ardison Jakupaj të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/