image I ndryshojnë pozicionimet policët e Njësisë Speciale në veri

Siguri

I ndryshojnë pozicionimet policët e Njësisë Speciale në veri

news image

Kosovo Online raporton se situata aktuale në Jarinje është e qetë, teksa protestuesit serbë që po mbajnë të bllokuar atë pjesë janë bërë gati për një natë tjetër, duke ndezur zjarret për t’u ngrohur.

Siç raportohet, policët e Njësisë Speciale tani kanë ndryshuar pozicionim.

Aktualisht, vetëm një polic i armatosur po qëndron para automjetit të blinduar.

Mediat e veriut thonë se nga pozicionet aktuale që kanë marrë policët e Njësisë Speciale, është shumë më e vështirë për t’i vërejtur ata.

/GazetaSinjali/