Policia ushtarake ka vrarë një person që mbajti peng rreth 37 pasagjerë për më shumë se tre orë në një autobus në qytetin brazilian të Rio de Janeiro.
Në një postim në Twitter, Policia tha se të gjitha pengjet ishin liruar pasi një snajper qëlloi për vdekje rrëmbyesin.
Policia rrethoi autobusin që kishte ndaluar në një urë që lidh Rion me Niterói.
“Asnjë nga pengjet nuk u plagos”, tha Policia.
Një zëdhënës i policisë ushtarake, Kol Mauro Fliess, tha për një program televiziv vendas se snajperisti hapi zjarr kur rrëmbyesi u shfaq në derën e autobusit duke mbajtur armën në kokën e njërit prej pengjeve.
Col Fliess tha për Bom Dia Rio se arma që burri mbante ishte një armë lodër.
“Kjo është forca e policisë që ne duam të shohim. E shtëna me snajper ishte e nevojshme për të shpëtuar njerëzit në autobus”, tha koloneli.
Gjashtë pasagjerë ishin liruar para se rrëmbyesi të qëllohej për vdekje.
Ndërkohë Policia raportoi se pengmarrësi kishte hedhur benzinë në autobus dhe kërcënoi t’i vinte flakën, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi.