image I mituri në Fushë Kosovë e bën telashe nënën e tij, 39-vjeçarja përfundon në spital nga mbidoza e barnave

Siguri

I mituri në Fushë Kosovë e bën telashe nënën e tij, 39-vjeçarja përfundon në spital nga mbidoza e barnave

news image

Prindërit janë ata të cilët shpesh herë janë viktima të sjelljes së të fëmijëve të tyre. Këta të fundit me raste përfundojnë edhe në Polici si të dyshuar për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Një nënë në komunën e Fushë Kosovës së fundi ka përfunduar në spital si pasojë e konsumimit të tepërt të barnave për qetësim.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë kanë bërë me dije se 39-vjeçarja është dërguar atje për ndihmë mjekësore, si shkak i mbidozës së qetësuesve. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo është transferuar në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e viktimës. 39-vjeçarja ka bërë me dije se në këtë gjendje ka përfunduar për shkak të shqetësimeve që dyshohet se ia ka shkaktuar djali i saj i mitur.

15-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/