Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të mitur, i cili ishte gjetur në fshatin Xerxë të Rahovecit pa asnjë dokument identifikimi.
Në njoftimin e ri të Policisë, thuhet se në saje të këtij bashkëpunimi, pas publikimit të fotografisë, është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij dhe kësisoj i mituri është kthyer tek familja.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës.