image I mituri kapet me armë zjarri në lokal në Pejë

Siguri

I mituri kapet me armë zjarri në lokal në Pejë

news image

Një rast i posedimit të paautorizuar të armëve është zbuluar në Pejë, ku një i mitur është kapur me armë zjarri gjatë një aksioni policor.

Ngjarja ka ndodhur më 21 mars rreth orës 21:50 në rrugën “Xhevat Begolli”, gjatë realizimit të një plani operativ për kontrollin e lokaleve dhe personave.

Gjatë kontrollit në një lokal, tek i dyshuari i mitur janë gjetur një armë zjarri e llojit “VZOR 50”, kalibër 7.65 mm, një karikator dhe tre fishekë të të njëjtit kalibër.

I mituri është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/