image I mituri hakëron sistemet shtetërore në Vlorë, nisin hetimet për krime kibernetike

Shqipëri

I mituri hakëron sistemet shtetërore në Vlorë, nisin hetimet për krime kibernetike

news image

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Accountant”, duke goditur një rast të rëndë të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, raporton Gazeta Sinjali.

Pas një hetimi të gjatë njëmujor, është identifikuar dhe është vënë në hetim një i mitur 15-vjeçar, banues në Vlorë, si autor i dyshuar i këtij veprimi të paligjshëm.


Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike. Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, duke përfshirë: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

/GazetaSinjali/