image I maskuar me paruke dhe fustan, momenti kur autori i vë tritolin lokalit të efektivit

Shqipëri

I maskuar me paruke dhe fustan, momenti kur autori i vë tritolin lokalit të efektivit

news image

Gjatë natës i është vënë tritoli lokalit të efektivit në Shkodër, Ndrek Rrasa.

Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur autori, me paruke dhe fustan, pasi vë tritolin djeg dhe furgonin e parkuar aty pranë.

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

/GazetaSinjali/