image I konfiskohet sasi e madhe e armatimit një personit në Deçan

Siguri

I konfiskohet sasi e madhe e armatimit një personit në Deçan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Isniq të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një pistoletë, një pushkë, fishekë e karikatorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistolete HS, dy karikator dhe 25 fishek të kalibrit 9×19 mm, dhe një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/