image I kërkuar për dhunë në familje, 26-vjeçari arrestohet në Prishtinë pas urdhër-arrestit të Gjykatës

Siguri

I kërkuar për dhunë në familje, 26-vjeçari arrestohet në Prishtinë pas urdhër-arrestit të Gjykatës

news image

Një 26-vjeçar i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, pas zbatimit të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E. M., rreth 27-vjeçar, i cili u ndalua dhe u arrestua rreth orës 01:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor “Jugu”.

Arrestimi është realizuar në bazë të një urdhër-arresti aktiv, të lëshuar në kuadër të një procedure penale për veprën “Dhunë në familje”.

Pas arrestimit, zyrtarët policorë kanë kontaktuar gjyqtaren kompetente, e cila ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, ku do të qëndrojë deri në orën 10:00 të ditës së sotme, kur do të dërgohet para gjykatës për procedurat e mëtejshme.

Rasti është proceduar sipas urdhëresës së gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/