image I kërkoi ryshfet për paraqitjen e provimit të patentë shoferit, arrestohet 60-vjeçari

Siguri

I kërkoi ryshfet për paraqitjen e provimit të patentë shoferit, arrestohet 60-vjeçari

news image

Sot Policia në Gjakovë ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se i njëjti i ka kërkuar një qytetari ryshfet, në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Shuma që i dyshuari i ka kërkuar qytetarit është 550 euro, shkruan Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se R.Z, 60-vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

“Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartë shënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në komunikatën e PK-së.

/GazetaSinjali/