image I kërcënoi prindërit e tij me vrasje, gjykata në Prizren ia cakton një muaj paraburgim

Drejtësi

I kërcënoi prindërit e tij me vrasje, gjykata në Prizren ia cakton një muaj paraburgim

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit A.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Sipas njoftimit të gjykatës, më 17 mars, në shtëpi, i pandehuri i ka kanosur prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privojë nga jeta ose do t’u shkaktojë lëndim të rëndë trupor.

Atë ditë, i pandehuri fillimisht fjaloset me ta, duke u kërkuar të holla dhe duke u bërë presion në vazhdimësi dhe më pas i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras” dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri te të dëmtuarit.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ashtu që me dashje ushtron dhunë duke i kanosur edhe me jetë prindërit e tij, gjithashtu gjykata ka marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri ka kryer këto veprime duke qenë nën ndikimin e substancave narkotike.

Po ashtu, nga shkresat e lëndës vërtetohet se i pandehuri është recidivist i veprave penale të kësaj natyre, pasi që më herët është shpallur fajtor për veprën penale të dhunës në familje.

Kësisoj, gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore./Gazeta Sinjali/