image Si të kuptoni nëse dikush e ka lexuar email-in që ia keni dërguar

Teknologji/ Si të kuptoni nëse dikush e ka lexuar email-in që ia keni dërguar

news image

Të dish nëse një person ka lexuar apo jo emailin tuaj është procedure mjaft e ndërlikuar.

Për disa, kjo mund të jetë e rëndësishme sepse nëse e dini që personi ka lexuar emailin tuaj, por nuk ju ka kthyer ende përgjigje, atëherë mund të vazhdoni në hapin tjetër.

Me Gmail, Google lejon ndjekjen e postës elektronike, por për fat të keq funksioni është i disponueshëm vetëm për ata që kanë llogari në programin G Suite.

Kjo do të thotë nëse keni një llogari Gmail që është për përdorim personal, nuk do të mund të përdorni gjurmuesin.

Sidoqoftë, nëse keni një llogari G Suite, atëherë këto janë hapat që mund të ndiqni për të marrë njoftimin e mesazhit të lexuar, për emailet tuaja.

Hapi i parë: Shkruani një email të ri në Gmail

Hapi i dytë: Në fund të kutisë Compose klikoni More>Request read receipt

Hapi i tretë: Pasi të keni përfunduar me shkrimin e emailit tuaj, shtypni opsionin ‘Send’ dhe do të njoftoheni kur emaili juaj të jetë lexuar./GazetaSinjali/