Gazeta Sinjali raportoi ditë më parë për një ngjarje të rëndë në Prizren, ku ishte gjetur trupi i pajetë i një gruaje në Lumin Drini pasi dyshohet se ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi nga komuna e Prizrenit, vdekjen e së cilës më pas e kishte konfirmuar ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.
Familjarët e të ndjerës kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Sipas të njëjtëve, varrimi i të ndjerës bëhet ditën e sotme, me namazin e ikindisë.