image I jepet lamtumira e fundit kryeshefit të ‘Eurosig’, Altin Ponari

Sociale

I jepet lamtumira e fundit kryeshefit të ‘Eurosig’, Altin Ponari

news image

Familjarë, miq e të afërm janë mbledhur sot në Varrezat e Sharrës në Tiranë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryeshefit të kompanisë ‘Eurosig’ për Kosovën, Altin Ponari, i cili u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare, pas një beteje me sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas ceremonisë mortore, familja do të hap dyert për ngushëllime që nga e hëna e 25 marsit, deri më 27 mars.

Sipas njoftimit mortor, e pamja do të mbahet nga ora 09:00 deri në 17:00 në Bar-Restorant “PIAZZA”, në Sheshin “Harri Truman”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë.

I ndjeri Ponari njihej si njeri me përkushtim të madh ndaj punës, profesionit, shtetit e familjes, që nuk rreshti kurrë punuari, as në kohën kur po përballej me sëmundjen e rëndë.

/GazetaSinjali/