I moshuari nga Vitia që është rasti i parë me koronavirus në Kosovë ka dalë negativ në testin për Covid-19z
Lajmin e mirë për 77-vjeçarin e ka dhënë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një lidhjeje direkte.
“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetit Publik është që edhe dy të moshuarit të hospitalizuar – gjegjësisht pacient i parë, 77 vjeçari bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativ në testimet që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.
“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti pa pacientëve të tjerë anëtarëve të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.
Haliti ka thënë se karantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tejmase. /Gazeta Sinjali/