Sot nga pesë mostrat e testuara nga Suhareka vetëm një ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
I infektuari është nga fshati Sallagrazhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook njoftoi se rasti i fundit është rast kontakti nga Reparti i Dializës në Spitalin e Prizrenit.
“Nga 5 mostra që janë bërë, e kemi edhe një rast me Covid-19 nga Fshati Sallagrazhdë, ndërsa të tjerët janë me rezultat negativ. Kjo ka ardhur poashtu si rast kontakti nga Reparti i Dializës në Spitalin e Prizrenit. Nuk ka nevojë për panikë dhe natyrisht duhet ti respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore. Po shpresojmë se ditët në vazhdim do të kemi shumë raste të shëruara në komunën tonë”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/