Francesco Totti ka rrëfyer për herë të parë në “Corriere della Sera”, të vërteten e tij për ndarjen e bujshme nga Ilary Blasi.
“Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pas indiceve që kishte marrë se bashkëshortja e tij po e tradhtonte.
“Me Ilaryn, ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë. Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: shikoja që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Më dukej e pamundur. Në vend të kësaj gjeta mesazhet ”, është njoftimi i ish-kapitenit të Romës, duke konfirmuar dyshimet për një lidhje jashtëmartesore të Ilarit: Unë kurrë nuk kisha spiunuar telefonin e gruas sime në njëzet vjet, as ajo nuk më kishte spiunuar ndonjëherë. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Shikova celularin e saj. Dhe pashë që ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës midis Ilarit dhe një tjetri. E vura re në vjeshtë, por mesazhet ishin të mëparshme”.
Ai shpjegoi se nga e gjithë kjo situate kaloi ne depresion.
“ Kam mbajtur gjithçka brenda. Nuk i kam thënë askujt, as Vito Scalës, shokut që më ka qenë pranë që në moshën njëmbëdhjetëvjeçare. Unë nuk jam nga ata që mbyllin një sy, por preferova ta shpërfillja. Kam vuajtur si qen. Pastaj depresioni, muaj të gjatë të kaluar duke menduar për fundin e martesës . Një periudhë e tmerrshme .Nuk mund të flija më. Bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por nuk isha më unë, isha një person tjetër. Nga kjo situate dola vetëm fale Noemit. Me të kisha miqësi dhe pastaj nisi lidhja jone ne fillim te këtij viti.
Krizen e madhe me bashkëshorten, Totti e lidhi me periudhën në të cilën u nda nga jeta babai i tij ne gusht te vitit 2021 dhe më pas me periudhën kur ai u prek rende nga Covid në vjeshtën e 2021 duke qëndruar 25 dite në shtëpi.
Totti shpjegoi se në këto dy momente shume të vështira ai nuk ndjeu nga afër ngrohtësinë e bashkëshortes se tij, qe sipas legjendës së Romes nuk ishte kurrë pranë tij për ta mbështetur.
Totti gjithashtu shpjegoi se ka bërë të pamundurën për të gjetur një marrëveshje për ndarjen e shtëpisë dhe menaxhimin e kohës për mbajtjen e fëmijëve duke propozuar qe 3 dite të qëndronin tek ai dhe 3 dite të tjera tek Illary, mirëpo ish-futbollisti thotë se bashkëshortja e tij nuk ka pranuar ndaj kjo gjë do të shkojë në gjyq.