image I gjenden mbi 650 kavanoza me mjaltë industriale, llapjani bie në prangat e Policisë

Siguri

I gjenden mbi 650 kavanoza me mjaltë industriale, llapjani bie në prangat e Policisë

news image

Mbrëmë rreth orës 18:20 një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral.

Policia ka bërë të ditur se janë kontrolluar dy lokacione, ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial.

Malli është asgjësuar, pasi inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se malli është i pasigurtë.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

/GazetaSinjali/