image I ‘forti’ i TikTok-ut nga Prizreni me të kaluar kriminale, recidivist i plot veprave penale

Siguri

I ‘forti’ i TikTok-ut nga Prizreni me të kaluar kriminale, recidivist i plot veprave penale

news image

Të rinjtë që tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm në rrjete sociale, jo rrallëherë dalin të jenë persona me të kaluar kriminale. Histori të pasur me vepra të ndryshme penale, po del ta ketë edhe një i ri nga Prizreni, për të cilin Sinjali raportoi sot.

I njohur si “Edi Versace” – Edmond Berisha, i cili doli në një ‘live’ në TikTok me armë në dorë, duket se është emër i njohur për organet e rendit.

Sinjali ka mësuar se Berisha është recidivist i veprave të ndryshme, si armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve, vjedhje e raste të kësaj natyre.

Në videon që publikoi sot Sinjali, ai shihet teksa lëvizë armën nga një vend në tjetrin, me qëllim që ta ekspozojë – teksa akoma s’dihet nëse Policia ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me rastin.

Ndryshe, mbi 230 mijë armë pa leje janë në duart e kosovarëve, vlerësim ky i nxjerrë nga MPB. Pra, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje.
 
Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

/GazetaSinjali/